3.3 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Reus e thotë hapur: Si këta lojtarë nuk do ketë më

Marco Reus është pjesë e Borussia Dortmund që prej vitit 2012, kur verdhezinjtë paguan rreth 18 milionë euro te Gladbah. Sulmuesi anësor, prej tetë sezonesh, është kthyer në një nga lojtarët më të dashur të tifozëve të Dortmund dhe nuk ka ndërmend të largohet nga aty.

Bayern Munchen është munduar ta “joshë”, por nuk ia ka dalë dot. Reus, së fundmi ka dhënë edhe një intervistë për Die Welt dhe thekson se në të ardhmen nuk do të ketë më lojtarë flamuj, si Thomas Muller tani, apo si Maldini, Totti e De Rossi më parë.

“Nuk do të ketë më djem si unë edhe Thomas Muller në të ardhmen. Francesco Totti dhe Daniele De Rossi nga Roma më vijnë në mendje tani. Ndjesia ime është që lojtarë që qëndrojnë në një klub për dhjetë vite ose më shumë, do të jenë të rrallë në të ardhmen”, shprehet Reus.

Më Shumë

Ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në fshatin Muradem të Prizrenit për shkak të turbullirës

Fshati Muradem i Prizrenit është përballur me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, si pasojë e paraqitjes së turbullirës në rrjetin...

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Lajmet e Fundit