2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Rexhaj: Kemi votat e mjaftueshme për ta zgjedhur Kurtin kryeministër, nuk do të kemi probleme as për presidentin

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë për T7 se kanë siguruar më shumë se 61 vota për ta bërë Albin Kurtin kryeministër të vendit.

Ai po ashtu po beson që Vjosa Osmani do të zgjidhet presidente e vendit, kështu edhe të respektohet vullneti i qytetarëve.

“Ne kemi përmbi 61 vota për votimin e Qeverisë. Mirëpresim çdo votë që mund të jetë për Albin Kurtin kryeministër. Unë nuk mendoj që do të ketë problem as në zgjedhjen e presidentit mbi bazën e një logjike të thjeshtë. Qytetarët kanë vendosur për Albinin kryeministër dhe Vjosën presidente, andaj ky vullnet duhet të respektohet nga opozita. Opozita është e lirë të votojë sipas vullnetit të qytetarëve”, ka shtuar ai./Express/

Më Shumë

Homazhe në Landovicë për 28-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”

Me rastin e 28-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, të premten në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë u bënë homazhe në nderim të...

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Lajmet e Fundit