8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Rexhaj: Marrëveshja për lëvizjen e lirë sot gjen zbatim

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, theksoi se marrëveshja e arritur tani, që disa zëra që konsiderojnë si vazhdimësi e marrëveshjes së vitit 2011, por që nuk ka gjetur zbatim. Tani po.

“Tashmë në pozitë kemi nisur në praktikë zbatimin e reciprocitetit, për këtë kemi pasur këshillën nga ambasadori amerikan që ta shtyjë për 31 gusht zbatimin e marrëveshjes dhe Kosova pati një fitor ndaj Serbisë”, tha deputeti Arbër Rexhaj në RTK Prime, ku përveç tij janë të ftuar edhe deputetet Eliza Hoxha nga radhët e PDK-së dhe Valentina Bunjaku nga LDK, për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së arritur për lëvizzjen e lirë në mes të Kosovës e Serbisë.

Deputeti Rexhaj më tej shoti se tanimë nuk duhen dokumente të tjera përcjellëse, por vetëm letërnjoftimi për të lëvizur lirshëm në të dyja anët e kufirit.

Ndërsa Eliza Hoxha lidhur me arritjen e marrëveshjes dhe zbatimit të saj, tha se gati 90 për qind e marrëveshjes së arritur tani,së fundi, gjason me marrëveshjen e arritur më 2011, kur atëbotë LVV e kishte kundërshtuar dhe bllokuar.

Më tej, ajo theksoi se PDK mbështet marrëveshjen që çon në zgjidhjen finale e jo marrëveshje të tilla që mund të thuhet se janë një riciklim i marrëveshjeve të arrira më herët.

Deputetja Hoxha shtoi se për shkak të dialogut që dikur kryeministri i vlerësonte si prioritet të gjashtë apo shtatë, tani po del prioritet kryesor, ku lë në hije shumë probleme tjera që janë jetike për qytetarët e vendit.

E nga ana tjetër, deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku, duke kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë të transparencës, theksoi se LDK është mbështetëse për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, siç është edhe kjo e tanishmja.

Si deputetja Hoxha, ashtu edhe deputetja Bunjaku kritikuan kryeministrin Kurti për qasjen e tij ndaj opozitës, duke sqaruar se ai do të duhej t’u drejtohej deputetëve në Kuvend mbi ecurinë dialogut dhe arritjen e marrëveshjes mbi lëvizjen e lirë mes Kosovës e Serbisë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit