Rexhaj për dy deputetët minoritarë: Jemi duke folur me ta, presim që të vijnë në Kuvend

Rexhaj për dy deputetët minoritarë: Jemi duke folur me ta, presim që të vijnë në Kuvend

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj thotë se kanë diskutuar me dy deputetët minoritarë me të cilët kanë koalicion qeverisës.

Dy deputetë të pakicave jo-serbe, Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom nuk po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të thirrur për zgjedhjen e presidentit.

“Sigurisht që po punohet dhe ka pasur kontakte. Mbetet të shihet në seancën që po e presim se a do të jenë prezentë apo jo”, tha Rexhaj për T7.

“Pritet të shihet, është në vullnetin e tyre”, shtoi ai.

“Sigurisht dhe unë tash i ftoj që të vijnë dhe të votojnë”, përfundoi Rexhaj.

Rexhaj fajësoi LDK’në për mos zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit