11.6 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Rexhaj vizitoi Teatrin Profesionist dhe Shtëpinë e Kulturës

rexhaj ne tetareKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!  për  kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj është takuar sot me përfaqësuesit e  Teatrit Profesionist të Qytetit dhe të Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Rexhaj dhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve në këtë takim kanë  diskutuar për gjendjen e kulturës dhe aktiviteteve kulturore në Komunën e Prizrenit.

Fetah Paçarizi shprehi pakënaqësinë e tij për neglizhencën e pushtetit lokal për të mbështetur qoftë edhe në mënyrë simbolike Teatrin, në veçanti kur thuhet me mburrje ‘se Prizreni ka identitetin e qytetit kulturor’.

Ata janë pajtuan se në të ardhmen  duhet një angazhim më i madh me qëllim të shtimit të aktiviteteve kulturore  si dhe rritjen e mbështetjes dhe përkujdesjes për këto institucione./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ylli fiton bindshëm ndaj Apolonisë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Apolonisë me rezultat 80:59, në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të meshkujve. Therandasit...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit