Rexhaj: VV është shpresa e vetme për ta nxjerr Prizrenin nga bataku

Rexhaj-SelimiLëvizja Vetëvemdosje! ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Dardania”. Kandidati për kryetar Arbër Rexhaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi dhe kandidatë për ansamble nga VV-ja, thanë se mbështetja e qytetarëve është e domosdoshme për ta ndryshimin politik në Prizren.

Rexhaj tha se PDK-ja është në panik. “Asaj nuk i ka mbetur gjë tjetër përpos që të fokusohet në manipulimin e zgjedhjeve”.

Ai tha se vota e qytetarit PDK-së  do t’ia jap goditjen përfundimtare, e cila do të hap udhë ardhjes së pushtetit të qytetarëve për qytetarët. “Prandaj Lëvizja Vetëvendosje! nuk është vetëm shpresa e fundit, por është shpresa e vetme për ta nxjerr Komunën e Prizrenit nga ky batak që e kanë katandisur pushtetet e kaluara. Përmes drejtësisë, barazisë dhe solidaritetit, së bashku do të angazhohemi që Prizrenin t’ia kthejmë qytetarëve të vetë”, tha Rexhaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi tha se gjithandej nëpër Kosovë ka filluar të ndodh ndryshimi. “Tashmë qytetarët janë të bindur se rikonfigurimi i skenës politike në Kosovë është i domosdoshëm. Prandaj ju ftojmë t’i përgjigjeni thirrjes tonë për ta bërë ndryshimin e madh që fillon nga lagjet, fshatrat, komunat e deri në nivelin qendror. Koha është duke punuar për Lëvizjen Vetëvendosje!”, theksoi Selimi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Lajmet e Fundit