Rexhep Selimi ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexhep Selimi përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka njoftuar Selimi. /Telegrafi/

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit