3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Rikthehet Bundesliga me derbin e ruhrit

Rikthehet futbolli, rikthehet Bundesliga. Pas një ndërprerje prej më shumë se 2 muajsh, Bundesliga do të rifillojë sezonin me një supersfidë.

Edhe pse pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të COVID-19, Borussia Dortmund-Schalke 04 është një duel që premton shkëndija dhe emocione.

Në orën 15:30 në Signal Iduna Park, verdhezinjtë e Lucien Favre do të tentojnë fitoren e 5-të radhazi në kampionat për t’i afruar sa më shumë Bayernit kryesues që ka 4 pikë më shumë pas 25 javësh kampionat.

Mungesat janë të shumta sidomos në kampin e Dortmundit ku për shkaqe dëmtimi, kapiteni Marco Reus por edhe mesfushorët Emre Can e Witsel si dhe mbrojtësit Schulz, Zagadou e Akanji nuk do të jenë pjesë e kësaj sfide.

Sytë e të gjithëve janë te talenti norvegjez Haaland dhe te vazhdimësia e tij pas pandemisë sepse në momentin e ndërprerjes ishte në një formë të shkëlqyer.

Derbin e Ruhrit do të keni mundësi ta ndiqni në Supersport 2, por e shtuna e Bundesligës nuk është Dortmund-Schalke pasi për javën e 26-të po në orën 15:30 do të luhen edhe 4 takime të tjera Augsburg-Wolfsburg, Dusseldorf-Paderborn, Hoffenheim-Hertha Berlin dhe Leipzig-Freiburg, transmeton SS.

Në orën 18:30 ndërkohë do të keni mundësi të ndiqni sfidën interesante mes Eintracht Frankfurt dhe Borussia Moenchegladbach.

Më Shumë

Vetëvendosje: Raporti i auditimit nxjerr në pah keqmenaxhim financiar në Komunën e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka deklaruar se raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës për vitin 2024 përmban gjetje shqetësuese që, sipas...

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit