Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, konfirmuan se ishin martuar zyrtarisht në janar.
Dhe të sapomartuarit ngritën temperaturat së fundmi teksa pozuan së bashku për revistën Vogue të Australisë.
Ylli britanik i muzikës pop, 32-vjeçe, dukej e mahnitshme me një fustan të gjatë shkëlqyes, gjersa partneri i saj zgjodhi një palë xhinse dhe triko të bardhë.
Rita i la flokët e gjatë të lëshuara me një grim të lehtë thuajse natyral, duke hedhur kështu një vështrim tërheqës nga kamera.
Në një foto tjetër, Rita tregoi figurën me një fustan të shkurtër me pupla, ndërkohë që kishte vënë krahët të bashkëshorti i saj.
Në një imazh të tretë, këngëtarja mori një pozë të zjarrtë ulur në një tavolinë në natyrë me një fustan të gjatë blu dhe doreza të ngjashme.
Taika qëndroi aty pranë dhe po shikonte gruan e tij me një xhaketë kostum ngjyrë rozë, pantallona të ngjashme dhe një triko të bardhë.
Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme që është të lënë kohë për njëri-tjetrin.
“Kjo është çështja e martesës, e marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh”, tha Taika.
Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.
Taika gjithashtu pranoi se ndihej ‘i relaksuar dhe i qetë’ sa herë që ishte pranë Ritës.
“Kam bërë shumë gjëra me njerëz të tjerë me të cilët nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie, të cilat ndjehen shumë të ngurtë dhe energjia nuk është në të vërtetë atje”.
“Jemi më të qetë me njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë shaka dhe më pas mund të bëhemi edhe seriozë kur duhet’.
Sakaq, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj ishte ‘frymëzimi më i madh’ pas albumit të saj të ri “You & I”.