10 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Roboti vrasës mbërrin në Shqipëri

Ditët e fundit në Shtete e Bashkuara është dnezur një debat i gjerë.

A kanë të drejtë robotët të vrasin njerëz?

Ky debat lindi, pasi qe pikërisht një robot i komanduar, ai i cili kreu një shpërthim të kontrolluar që i mori jetën atentatrit të Dallasit, që vrau 5 agjentë policie, duke kryer masakrën më të amdhe në radtë e policisë amerikane që prej 11 shtatorit 2001.

Tani duket se ky robot ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Në fakt ministra e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duke publikuar disa fotografi në rrjetete sociale të robotit në fjalë, bën të ditur se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hyrë në rrugën pa kthim të modernizimit. Shëndeti dhe jeta e efektivëve të kompanisë EOD do të jetë më e sigurt. Ekipi amerikan ‘I-robot packbot’ ka ‘zbarkuar’ në Komandën Mbështetëse. ‘Skuadra e bombave’ e Forcave të Armatosura ka nisur trajnimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e Robotëve EOD”, – shkruan Kodheli.

Më Shumë

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Lajmet e Fundit