-1 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Ronaldinho lirohet nga burgu

Ronaldinho dhe vëllai i vet, Roberto Assis, janë liruar nga burgu në Paraguai dhe janë vendosur në arrest shtëpiak, sipas burimeve të Goal.com.

Legjenda braziliane u arrestua bashkë me të vëllain në fillim të muajit mars, nën akuzat se ishte futur në Paraguai jashtëligjshëm duke përdorur pasaportë të falsifikuar, raporton Gazeta Express.

Por pasi i ka kaluar 32 ditë në burg, gjykata në Paraguai ka vendosur ta lirojë atë dhe ta lejojë të qëndrojë në një hotel në Asuncion në pritje të gjyqit.

Avokatët e Ronaldinhos dhe Assis kanë paguar 1.6 milionë dollarë garanci në emër të klientëve të tyre, pasi kërkesa e tyre e mëhershme për lirim me kusht ishte mohuar, sepse autoritetet në vendin e Amerikës Jugore vlerësuan se dyshja mund të ikë nga vendi.

Ronaldinho dhe Assis ishin kapur nga policia pasi kishin ofruar dokumente të rreme kur ishin futur në Paraguai, për një vizitë për të marrë pjesë në një numër ngjarjesh promovuese.

Avokatët e Ronaldinhos kanë argumentuar se ajo pasaportë i ishte dhënë brazilianit si dhuratë nga një sponsor dhe se ai nuk e dinte se po përdorte diçka të palejueshme.

Në korrik të vitit 2019, Ronaldinhos iu konfiskuan pasaportat braziliane dhe spanjolle për shkak të mos pagimit të tatimeve dhe mos pagimit të gjobave për ndërtim të jashtëligjshëm në një vend të mbrojtur natyror në Brazil. /Gazeta Express/

Më Shumë

‘Zambaku i Prizrenit’ ndër këngët më të njohura të Liliana Çavollit (VIDEO)

Liliana Çavolli është një ndër këngëtaret më të famshme të muzikës shqipe, e cila me talentin dhe dashurinë e saj për këngën dha shumë...

116 vjet nga lindja e shkrimtares dhe aktivistes së shquar, Simone de Beauvoir

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe ekzistencialiste, aktiviste politike, feministe dhe teoriciente shoqërore. Megjithëse ajo nuk e konsideronte veten një filozofe, ajo...

Lajmet e Fundit