9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Ronaldo e fiton çmimin “Këmba e Artë”

Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin “Këmba e Artë 2020”, i cili ndahet nga Klubi i Kampionëve të Botës për lojtarët mbi moshën 28-vjeçare, të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme.

Sulmuesi 35-vjeçar u njoftua më 1 dhjetor se ai është fitues i këtij çmimi për vitin 2020, por trofeun e mori vetëm të dielën më 20 dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë është shprehur i lumtur dhe i nderuar me çmimin.

“Jam i nderuar që e fitoj çmimin Këmba e Artë dhe që do të pavdekësohem në Promenadën e Kampionëve në Monako, së bashku me disa prej legjendave më të mëdha të futbollit!” shkroi Ronaldo në Instagram.

“Jam i përulur dhe dua t’i falënderoj të gjithë tifozët në mbarë botën që votuan për mua”, shtoi ai.

Ky çmim është ndarë 18 herë deri tani, ndërsa Ronaldo është portugezi i parë që fiton atë.

Në garë për të ai i mposhti yjet si Lionel Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar, Sergio Ramos, Sergio Aguero, Gerard Pique, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit