Rrëfet Insigne: Isha afër tërheqjes nga futbolli

Lorenzo Insigne ka treguar se ishte shumë afër të tërhiqet nga futbolli për shkak të kritikave për gjatësinë e tij.
Sulmuesi i Napoli-t ka thënë se agjentë dhe skautë të shumtë i kishin sugjeruar atij që të heqte dorë nga futbolli, dhe ai pothuajse ishte bindur për këtë gjë, por ekipi i Napoli-t i riktheu vetëbesimin atij.

“Të gjithë më thonin se kisha pak talent, por isha shumë i shkurtë, dhe në një moment mendova se ishte e kotë që të vazhdoja. Pastaj Napoli më ftoi në prova dhe gjithçka shkoi shumë mirë”, është shprehur Insigne. 26 vjeçari është vetëm 1.63m i gjatë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të bëhet një nga lojtarët kyç në ekipin e ‘Napolitanëve’, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 5 asiste këtë sezonë, për ta ndihmuar ekipin që të kryesojë tabelën e Series A më 21 pikë të grumbulluara, duke fituar shtatë nga shtatë ndeshjet e para të sezonit.

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Lajmet e Fundit