Rrëfimi për shpellën e Zgatarit të Dragashit, e përcjellë me gojëdhëna për një varr me fuqi mbinatyrore

Rrugëtimi ynë kësaj radhe na dërgoi drejt një shpelle, e cila ndërlidhet me gojëdhëna prej më të ndryshmeve, të përcjella gjeneratë pas gjenerate.

Në këtë zonë malore të fshatit Zgatar të komunës së Dragashit, në një lartësi afro 1200 metra, gjendet shpella e Zgatarit, raporton emisioni #gjesi në T7.

Megjithëse, në shikim të parë, kjo shpellë të lë përshtypjen e një vrime të zakonshme, por për banorët e kësaj ane është krejtësisht ndryshe, për faktin se gojëdhënat për këtë shpellë janë të shumta.

Të hedhurit e një guri në këtë shpellë, dikur për familjet që prisnin pasardhës thoshte shumë.

Dhe jo vetëm gurët ndërlidhen me këtë shpellë. Janë edhe fuqitë e mbinatyrshme për të cilat flitet shumë.

Ndryshe, historiku i shpellës së Zgatarit është i lidhur ngushtë edhe me një varr, gjë e cila konsiderohet t’i ketë dy anë të medaljes.

Pos për të shuar kuriozitetin se si duket kjo shpellë, vizitat e shumta që i bëhen tregon se kureshtja për të kuptuar më shumë për gjithë gojëdhënat që qarkullojnë, është e madhe.

Gjithsesi, për brezat e kësaj kohe, këto gojëdhëna thjeshtë mund të duken argëtuese, e ndonjëherë edhe qesharake.

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Lajmet e Fundit