Rrëzohet rrapi shekullor, dëmtohen 4 vetura

Rënia e një rrapi shekullor, dëmton 4 automjete. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në periferi të qytetit të Fierit, në rrugën me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës.

Rruga në të dyja anët e saj është me rrape shekullor. Një prej tyre ka rënë pranë disa makinave duke shkaktuar dëme tek 4 prej tyre.

Rrapi ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit duke bllokuar edhe rrugën. Policia e zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje duke mundësuar lirimin e këtij aksi rrugor.

Rrapet e Fierit, të shpallur monumente natyre, vazhdojnë të jenë rrezik i përhershëm për shkak të vjetërsisë së tyre.

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit