Rritet numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Nepal

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i javës së kaluar në Nepal, ka arritur në 7.040 vetë, ndërsa ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet, pasi mijëra njerëz ende konsiderohen të zhdukur.

Më se 14 mijë njerëz janë të lënduar nga ky termet, i cili ndodhi më 25 prill dhe kishte intensitetin prej 7.8 shkallësh.

Tashmë autoritetet e kanë përjashtuar mundësinë e gjetjes së të mbijetuarve eventualë.

Aktualisht, fokusi i autoriteteve ka ndryshuar nga kërkimi në gërmadhat për të mbijetuarit, në dhënie të ndihmës për ata që janë të bllokuar në hapësirat e largëta, transmeton REL.

Shembjet e dheut, moti i keq dhe mungesa e helikopterëve i kanë dëmtuar përpjekjet për dërgimin e ndihmave në rajonet e izoluara.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që Nepali t’i lehtësoj kontrollet doganore, të cilat thuhet se po i vonojnë ndihmat e jashtme.

Nepali i ka hequr tatimet në tenda dhe disa artikuj të tjerë më 1 maj, por Ministria e brendshme e këtij vendi thotë se të gjithë artikujt, që arrijnë nga jashtë duhet të kontrollohen.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit