Rrokulliset traktori në Dragash, lëndohen dy persona

Dy meshkuj janë rrokullisur me traktor derisa ishin duke u kthyer nga pylli, ku gjatë rrokullisjes kishin pësuar lëndime trupore, transmeton PrizrenPress.

Rasti ka ndodhur në fshatin Brezne të Dragashit të dielën rreth orës 16:30.

Sipas raportit ditor të policisë, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, goma e rimorkios kishte dal nga rruga dhe kishte krisur, ku rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dal nga rruga. Ne rimorkio te traktorit të mbushur me dru ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes se rimorkios kishin pësuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit