Por këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi nuk është i madh, ai është konstant.
Njerëzit tashmë janë në ankth dhe po kërkojnë të largohen nga Rusia, sepse ka pasur zëra të vazhdueshme se qeveria e presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.
Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë – duke kaluar këtë kufi – ose me tren.
Megjithatë presidenti Putin nga ana tjetër e ka mohuar vendosjen e ligjit ushtarak.
Sasia e parave nga ana tjetër që mund të sjellin pasagjerët që largohen nga Rusia është e kufizuar.
Rubla është në një gjendje kolapsi; pasi ekonomia ruse kërcënohet nga sanksionet dhe tërheqja e shumë kompanive të mëdha perëndimore. /kp/Telegrafi/