11.8 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Rusia sulmon Kievin me raketa

Së paku  dy shpërthime u dëgjuan në qendër të  Kievit, kryeqytetit të Ukrainës, pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, apo orës 07:00 sipas asaj të Kosovës.

 

Një ekip i gazetarëve të BBC-së që ndodhej në çatinë e hotelit, ishte dëshmitar i një prej sulmeve nga raketat ruse.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet me raketa të tilla dhe shpërthimet kanë ndodhur shumë më pranë qendrës së qytetit,ë- prej se kur ka filluar lufta.

Ndërkohë, imazhet dhe videot në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet mbi ndërtesa, në disa pjesë të Kievit.

Shërbimet e urgjencës ukrainase raportojnë  për të vrarë dhe të plagosur, megjithëse ende nuk dihet saktësisht se sa njerëz kanë vdekur apo janë plagosur.

Sidoqoftë, gazetari i njohur Andriy Tsapliyenko tha se të paktën një civil u vra nga sulmi rus me raketa në Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se shpërthimet goditën lagjen Shevchenkivsky në qendër të qytetit.

Që nga shpërthimet e para sot në mëngjes në Kiev, BBC raporton se edhe më shumë shpërthime janë dëgjuar, ashtu siç po ndodhin edhe në shumë pjesë të vendit.

Kufizimet për lëvizjen e gazetarëve shkaku i situatës së sigurisë,  kanë bërë që mediat të mos jenë në gjendje të saktësojnë vendet e goditjeve.

Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.

 

Më Shumë

Njëri nga katër instruktorët e arrestuar të poligonit në Prizren është polic

N.H., është njëri nga katër instruktorët e një poligoni në Prizren i cili u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. KALLXO.com mëson se i...

Suharekasi i dehur sulmon qytetarin dhe policin jashtë detyre

Një sulm fizik ka ndodhur së fundmi në qytetin e Suharekës. Në raportin e policisë bëhet me dije se i dyshuari nën ndikim të alkoolit...

Lajmet e Fundit