21.1 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Rusia thotë se ShBA-ja këtë muaj ka ushtruar sulm bërthamor kundër saj

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë të martën i akuzoi aeroplanët bombardues amerikanë se kanë kryer një ushtrim për sulm bërthamor ndaj Rusisë nga dy drejtime këtë muaj dhe u ankua se aeroplanët i janë afruar 20 kilometra kufirit rus.

Pavarësisht kësaj akuze, Pentagoni ka thënë se për këto ushtrime është dhënë njoftim publik në atë kohë dhe se ushtrimet kanë qenë në përputhje me protokollet ndërkombëtare.

Akuzat e Moskës vijnë në kohën e tensioneve të larta me Uashingtonin për shkak të Ukrainës. Zyratër amerikanë janë shprehur të shqetësuar për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Kremlini ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Në anën tjetër, Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme, duke i përmendur furnizimin e Ukrainës me armatim amerikan, përdorimin e dronëve turq nga Ukraina kundër separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës dhe ushtrimet ushtarake të NATO-s afër kufijve të saj.

Ministri Shoigu tha se Moska ka vërejtur një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të bombarduesve strategjikë të Shteteve të Bashkuara, për të cilët tha se kanë kryer 30 fluturime afër Rusisë këtë muaj. Sipas zyrtarit të lartë rus, kjo shifër është për 2.5 herë më e madhe se numri i fluturimeve për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

“Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se gjatë ushtrimeve të ushtrisë së ShBA-së, “Global Thunder”, 10 bombardues strategjikë amerikanë e ushtruan lëshimin e armëve bërthamore kundër Rusisë nga drejtimet e perëndimit dhe lindjes”, citohet të ketë thënë Shoigu në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se njësitë ruse për mbrojtje ajrore i kanë vërejtur dhe i kanë përcjellë bombarduesit strategjikë amerikanë dhe se kanë marrë masa të pasaktësuara për shmangien e ndonjë incidenti.

Dy zyrtarët më të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara e Rusisë – komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley, dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Federatës Ruse, Gjeneral Valery Gerasimov – zhvilluan një bisedë telefonike të martën, por asnjëra palë nuk e publikoi përmbajtjen e kësaj bisede./Gazeta Express

Më Shumë

Raporti ditor i PK’së, mbi 1500 gjoba dhe 64 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 537 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, janë raportuar edhe...

Edicioni i 24-të i festivalit ReMusica – 18 koncerte dhe mbi 160 artistë në Prishtinë dhe Prizren

Edicioni i sivjetshëm i festivalit ReMusica, me temën “Contrasts”, eksploron ndërthurjen mes traditës dhe modernitetit në muzikë, duke vënë në pah kontrastet stilistike dhe...

Lajmet e Fundit