Samedin Krrabaj zgjedhet u.d. i rektorit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, është zgjedhur u. d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Vendimi është marr me votim unanim të anëtarëve prezent të Këshillit Drejtues, gjashtë nga shtatë anëtarë, në mbledhjen e mbajtur më 6 Shtator 2021.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja me këtë rast e uroi u.d. Rektorin për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.

Ai e siguroi se do të ketë mbështetjen e pa rezervë të Këshillit Drejtues për të punuar në të mirë të Universitetit.

U.d. Rektori Krrabaj i falenderoi për besimin e dhënë të gjithë anëtarët e KD-së dhe u zotua se do të punojë me nderë dhe përkushtim për të zhvilluar këtë Universitet.

Në situatën në të cilën gjendet Universiteti, ai theksoi se këtë detyrë nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi.

Më Shumë

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit