Saunders do ta mbrojë për herë të tretë titullin WBO

Kampioni i botës në kategorinë e mesme, Billy Joe Saunders për herë të tretë në karrierë do ta mbrojë titullin WBO.

Kësaj here për ta mbajtur këtë rrip, i duhet ta mposhtë kundërshtarin e 16 dhjetorit, David Lemieux.

Meçi mes britanikut Saunders dhe kanadezit Lemieux, do të zhvillohet në Montreal.

28 vjeçari Saunders ka 25 meçe të zhvilluara, të gjitha fitore, prej tyre 12 me i ka përfunduar me KO.

Edhe Lemieux është i të njëjtës moshë, por ka më shumë luftëra në karrierë, prej 41 meçeve ka 38 fitore (33 me KO) dhe tri humbje.

Aktualisht, britaniku renditet i pesti në botë për kategorinë e mesme, kurse kanadezi pozicionohet vetëm një vend më poshtë.

Billy Joe Saunders shpreson që ta mposhtë David Lemieux e më pas të mund ta sfidoj boksierin nga Kazakistani, Gennady Golovkin.

klankosova.tv

 

 

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit