Shpërndarësit të drogës në Suharekë, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore në Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale E.B. , e cila do të zgjasë deri më datën 17 nëntor 2017.

I pandehuri me iniciale E.B. dyshohet se me datën 17 tetor 2017, rreth orës 15.00, në Stacionin e Autobusëve në Suharekë ka shpërndarë e shitur substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Në njoftim theksohet se ai në afërsi të Stacionit të Autobusëve personit me iniciale T.H. ia ka shitur sasinë prej 1.59 gr. substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë marihuanë, dhe me rastin e kontrollimit të kryer në shtëpinë e të pandehurit është gjetur sasia e narkotikut në peshë prej 8.33 gr. . Në këtë mënyrë i pandehuri ka vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron jetën e njerëzve, e sidomos shëndetin e të rinjve. Është shqetësuese për shoqërinë se këto vepra janë në rritje e sipër në territorin e fushë veprimit të kësaj gjykate, thekson njoftimi.

Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 2 të KPRK-së.

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit