7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

SBASHK-u paralajmëron grevë në orën e parë të mësimit


Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit.

Siç ka mësuar Koha Ditore, greva do të mbahet rreth mos realizimit të kërkesave të sindikatës për ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve në projektligjin për paga.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri i ka thënë gazetës se për këtë grevë e kanë marrë pajtimin e të gjitha shkollave. Ai ka bërë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet, nuk do të nisë gjysmëvjetori i dytë ashtu siç është paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

“Grevë do të ketë të enjten në orën e parë në dy ndërrimet për ngritjen e koeficientit në ligjin e pagave. Të hënën dhe të martën gjatë ditës kemi marrë mendimet e të gjitha komunave dhe shkollave në Kosovë dhe të gjithë janë deklaruar për grevë”, ka thënë Ymeri.

Sindikata ka paralajmëruar për sot në ora 12:00 një konferencë për media ku pritet të bëhen të ditura detajet rreth grevës.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit/ Edona Kutleshi.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Flamuri shqiptar gjatë Kryengritjes së Malësorëve (1911)

Në pranverën e vitit 1911, mësuesi dhe poeti Palok Traboini, në atë kohë sekretar personal i Ded Gjo Lulit, ndërsa udhëtonte nëpër Dalmaci, solli...

Lajmet e Fundit