19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Schlumberger: OSBE s‘do të ketë rol ekzekutiv për zgjedhjet në veri

Jean-Claude Schlumberger-osceAmbasadori, Jean-Claude Schlumberger, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thotë se në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 8 qershor, nuk do të kenë aspak rol ekzekutiv, por do të ofrojnë përkrahje në disa çështje teknike të kërkuara nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor për procesin zgjedhor që do të zhvillohet në veri të vendit, në mënyrë që, sipas tij, të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë pjesëmarrës.

Por, thotë që OSBE është edhe në diskutim me KQZ-në që të ofrojë përkrahjen në informimin publik, pra informimin e votuesve, sa i përket këtij procesi.

“Roli që do ta sigurojmë përmes përkrahjes tonë, është shumë i saktë, unë mund t’ju them me hollësi detajet e kufizuara së pari në veri dhe do të përfshijë këto katër pika kryesore së pari Këshillat që i jepen Komisioneve Komunale Zgjedhore, asistencë në transportimin e aplikacioneve përmes postës, Këshilli i asistencës teknike tek komisionet e vendeve zgjedhore, gjithashtu mund të ofrojmë përkrahjen në informimin publik, në informimin e votuesve dhe aktualisht jemi duke e diskutuar këtë gjë me KQZ-në”, ka thënë ambasadori Schlumberger, në një intervistë për KosovaPress.

Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit ka filluara para tri ditëve dhe sipas tij përfundon këtë javë edhe sa i përket votuesve në Serbi për këto zgjedhje, duke ditur që njëra prej përkrahjeve që thotë se ofron OSBE-ja është edhe mbështetja në procesin e votimit përmes postës, gjë të cilën e ka kërkuar edhe KQZ-ja.

“E dini që ka dispozita ligjore për këtë dispozita që rregullojnë këtë çështje dhe kjo bëhet përmes votimit përmes postës për këta persona. Ne gjithashtu siç e thashë edhe më parë e përkrahim KQZ-në në këtë proces të votimit përmes postës, tashmë ka filluar ky që dy ditë përpara, dhe do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, pra regjistrimi i votuesve potencial”, shprehet Ambasadori, Jean-Claude Schlumberger.

Sa i përket rolit të kësaj organizate në veri të vendit ambasadori Schlumberger thotë se nuk është “fare ekzekutiv”, siç shprehet ai d uke përmendur edhe rolin e rëndësishëm që thotë se e ka edhe Policia e Kosovës.

“Jo aspak nuk do të ketë rol ekzekutiv duhet të kujtoni që KQZ-ja ka marrë rolin ekzekutiv në procesin zgjedhor në vitin 2008, hera e fundit që ne si OSBE kemi pasur rol ekzekutiv ka qenë në vitin 2007. E që nga ajo kohë kemi kaluar pra në një sistem tjetër, vetëm japim këshilla dhe përkrahje teknike, më saktë nuk kemi fare rol ekzekutiv. Policia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm në atë mënyrë që ata janë të ngarkuar për të siguruar, sidomos mjedis të sigurt dhe që këtu të kontrollojnë integritetin e procesit zgjedhor, por nuk e tejkalon këtë pra kuptohet”, deklaron Ambasadori, Jean-Claude Schlumberger.

Gjatë javës që shkoi, ai është takuar me presidenten, Atifete Jahjaga, dhe kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka. Thotë se kanë zhvilluar takime produkti ve duke konfirmuar që OSBE-ja do të sigurojë përkrahjen e kërkuar.

Të enjten, ambasadori Shlumberger thotë se është takuar me anëtarët e KQZ-së, dhe homologët e tjerë, dhe është diskutuar për zgjedhjet e ardhshme dhe nevojën e një procesi që do t’i linte të gjithë njerëzit në Kosovë të marrin pjesë në këtë proces.

Më Shumë

Prapaskena e çuditshme! Divorci mes Moratas dhe Aliçes filloi në fushë pas finales së Europianit

Kthimi në Itali nuk ka shpëtuar Alvaro Moratën nga divorci me partneren e tij, Aliçe Kampelo. Dhe pak nga pak po dalin në skenë...

KEDS-i njofton për punime në rrjetin elektrik në Prizren

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet në rajonin e Prizrenit 05.09.2024 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prizren 1. NS 110/10kV Prizreni 3 Nga Dalja 10kV Zhupa –Stabiliment-Manasteric  do të ndërprehen nga...

Lajmet e Fundit