5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Selimi shkel ligjin, nënshkruan për Thaçin! (Dokument)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tash e pesë muaj po i nënshkruan vendimet në këtë dikaster qeveritar, ndonëse kjo është kompetencë vetëm e shefit të diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi.

Selimi në vend të Thaçit i ka nënshkruar edhe propozimet për emërimin e ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës, veprim ky i cili konsiderohet antiligjor për shkak se Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk i jep një kompetencë të tillë zëvendësministrit.

Gazeta “Zëri” ka siguruar propozimin për emërimin e Leon Malazogut ambasador në Tokio të Japonisë, e të cilin dokument nuk e ka nënshkruar ministri Thaçi, por zëvendësi i tij, Petrit Selimi.

Burime të gazetës “Zëri” po ashtu kanë bërë të ditur se kryediplomati i Kosovës, përveç që nuk po e shfrytëzon zyrën e tij në këtë ministri, ai gjithashtu nuk po nënshkruan asnjë dokument të MPJ-së…

auto_dok_copy1432448039

Më Shumë

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit