16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Selmanaj viziton bashkatdhetarët hasjan në Budapest, kërkon mbështetje për LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, bashkë me përfaqësues të tjerë të këtij subjekti politik, ka vizituar bashkatdhetarët hasjan në Budapest të  Hungarisë.

Ai ka falënderuar komunitetin hasjan që jeton dhe punon në Hungari për mikpritjen e ngrohtë dhe ka kërkuar mbështetje për LDK-në në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Nder i veçantë që, bashkë me kolegët e degës së LDK-së në Prizren – Haziz Hodajn, Shaban Osmanajn, Vahid Karavidajn dhe Kemajl Gegollajn – pata mundësinë të takoja bashkatdhetarët tanë në Hungari. Kjo vizitë na solli më afër atyre që jetojnë e veprojnë në Budapest, dhe ishte kënaqësi të dëgjonim për sukseset e tyre, veçanërisht në bizneset që kanë ndërtuar me mund dhe përkushtim në këtë vend”, shkruan ai në Facebook.

“Edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, interesi i tyre për të parë një Kosovë të zhvilluar dhe të begatshme është i jashtëzakonshëm. Ndryshimi është i domosdoshëm për të arritur zhvillimin dhe progresin e Kosovës. Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është kyç në këtë drejtim, dhe më 9 shkurt, qytetarët duhet të mbështesin LDK-në për të siguruar një të ardhme më të mirë për familjet tona dhe për fuqizimin e shtetit të Kosovës” .

Selmanaj ka shprehur mirënjohjen edhe për hasjanët që kontribuojnë në ruajtjen e lidhjeve me atdhenë./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation. Gjatë kësaj...

Vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron Thaqit

Këtë të enjte në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e vdekjes tragjike të Auron Thaqit.   Kështu ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit