10.3 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Senati mban anëtarët e vet në KD të UP-së

UP-rektoratiPesë anëtarët e mbetur në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës i kanë shpëtuar një mocioni për shkarkimin e tyre.
Mocioni ishte nisur nga senatorët e UP-së, me insistimin e Ministrit të Arsimit Ramë Buja.

Senatorët konstatuan se anëtarët e KD të UP-së të zgjedhur nga Senati kanë kryer si duhet punën e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Pas votimit të fshehtë, u konfirmua se anëtarët e këshillit drejtues të zgjedhur nga Senati, si Behxhet Mustafa, Beqir Sadikaj, Ajvaz Berisha, Safet Merovci dhe Blerim Kamberi të vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe të përfaqësojnë mendimet dhe qëndrimet e Senatit të UP-së në Këshillin Drejtues sipas dispozitave ligj ore ne fuqi.

“Senati konstatoi, se mandati i anëtarëve të zgjedhur prej tij, në Këshillin Drejtues, duhet të jetë i rregullt, ashtu siç e parasheh Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës, që është në fuqi”, thuhet në një njoftim për media të Senatit të UP-së.

Senati ndërkohë ka kërkuar Këshilli Drejtues i UP-së, që urgjentisht të emërojë një ushtrues të detyrës së rektorit i cili me pas do t’i propozoj të paktën tre prorektorë, pas konsultimeve me Senatin, për kohen derisa të shpallet konkursi publik për zgjedhjen e rektorit të ri konform Ligjit për Arsimin e Larte dhe Statutit te UP-së.

Lidhur me ndryshim-plotësimet, që do të bëhen në Ligjin për Arsimin e Larte dhe Statutin e UP-se, Senati i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës, që gjatë procedimit të këtyre ndryshimeve në trupat punuese të Kuvendit te Kosovës të marrin pjesë përfaqësuesit e Senatit të Universitetit të Prishtinës.

“Kjo, sepse vetëm me koordinimin dhe bashkëpunimin me Senatin e UP-se, përkatësisht Komisionin e tij për ndryshim/plotësimet ne Ligjin për Arsimin e Larte dhe Statutin e UP-se, mund te arrihet një reforme adekuate përmbajtjesore dhe e zbatueshme ne dobi te autonomisë se Universitetit te Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën...

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Lajmet e Fundit