3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Serbët duan postin e nënkryetarit të Rahovecit

komuna e rahovecitKomuniteti serb i cili jeton në Komunën e Rahovecit ka kërkuar pozitën e nënkryetarit të Komunës për komunitete.

Një kërkesë të tillë në emër të bashkëqytetarëve të saj e ka shtruar dhe arsyetuar Suzana Miliçeviq, kryetare e Komunitetit për Komunitete të Komunës së Rahovecit.

Ajo këtë kërkesë e ka bazuar në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, nr 2014/01, për emërimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete, që mban firmën e ministrit në largim të kësaj ministrie, Slobodan Petroviq.

“Përzgjedhja e nënkryetarit shtesë nësë pakica nuk arrin të kalojë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, atëherë kjo mund të bëhet në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal. Nënkryetari shtesë do të na ndihmonte për këshilla, integrimin e komuniteteve në jetën institucionale si dhe në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballët ky komunitet joshumicë”, ka thënë Miliçeviq, raporton Rahovecpress. Sipas së cilës me punën e tij do të ndihmoje në përfaqësimin e interesave të serbeve, të romëve, egjiptianëve dhe ashkalinjeve, por edhe shqiptarëve.

Por, shefi i Zyrës Komunale për Komunitete, Slavisha Kollashinca, e sheh të pamundur realizimin e kërkesës së bashkëkombëseve të tij.

Ndryshe, Komuna e Rahovecit për herë të fundit ka pasur nënkryetar të Komunës për komunitete prej 2008 e deri në qershor të vitit 2010.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1569 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1569 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 23...

2400 pako ushqimore dhe higjienike ndihmë për familjet në nevojë në Prizren

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka realizuar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Ky...

Lajmet e Fundit