Shitni mallra në tërë botën për vetëm 1.5 euro

A dëshiron të shesësh mallra në tërë botën për vetëm 1.5 euro

Duke marrë parasysh se shitja online e mallrave dhe produkteve të ndryshme nga ana e qytetarëve të Kosovës është duke u rritur me shpejtësi, Posta e Kosovës ka lansuar një shërbim të ri përmes të cilit mallrat mund t’i dërgojnë tek klientët e tyre në shtete të ndryshme të botës.

Ky është një shërbim i shpejtë, i sigurt dhe i lirë. Ju do të merrni kodin gjurmues (tracking number) për secilën dërgesë/pako dhe mund ta vëzhgoni rrugëtimin e pakos tuaj deri tek klienti juaj. Po ashtu, këtë mundësi e ka edhe blerësi, klienti juaj.

Kjo është një mundësi unike që ofrohet për herë parë në vendin tonë dhe tashmë shumë biznese të vogla kanë lidhur kontratë me Postën e Kosovës dhe janë duke e shfrytëzuar çdo ditë.

Në shtete të Evropës, pakoja juaj arrin për vetëm 4-6 ditë pune, ndërkaq në SHBA, Kanada, Australi, etj, për vetëm 7-9 ditë pune. Mallrat tuaja mund ti shitni edhe në shtete aziatike dhe afrikane.

Shërbimi postar për pakot me peshë deri në 100 gramë kushton vetëm 1.5 euro. Deri në 250 gramë kushton vetëm 2.60 euro. Shumica e mallrave që shesin kosovarët janë brenda kësaj peshe.

Të gjitha informatat për shërbimin Dërgesat Online mund t’i gjeni në websajtin e Postës së Kosovës: postakosoves.com

Tregojuni atyre që kanë nevojë për këtë shërbim ose filloni vetë këtë biznes duke përfituar nga kjo mundësi e jashtëzakonshme që ju ofron Posta e Kosovës.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit