11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Shkëputet kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Suharekë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se është shkëputur kontrata për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi.

Kjo pasi, operatori ekonomik nuk ka respektuar afatet kohore, duke bërë shkelje të kushteve të kontratës, transmeton Indeksonline.

“Është shkëputur kontrata për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi”, si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontrates, si dhe mosrespektimit të projektit. Përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, operatori ekonomik nuk ka treguar gatishmëri ti përfundoj punimet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues dhe kontratës”, ka shkruar ai në facebook.

Tutje, ai ka bërë të ditur se komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt.

“Komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdoj me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë i njejti të realizohet në afatin sa më të shpejt të mundshëm.Jam i vendosur me sinqeritetin më të madh, që ky projekt të realizohet dhe për këtë ju garantoj me angazhimin dhe vullnetin tim”, ka përfunduar Muharremaj./Indeksonline/

Më Shumë

Kryetarja Emra: Gjykata e Prizrenit nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota,...

Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në...

Lajmet e Fundit