4.4 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

Shkon në 14 numri i viktimave në Tetovë

Numri i viktimave nga zjarri në spitalin për COVID në Tetovë ka shkuar në 14.

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media, thotë se për kryerjen e hetimeve në lidhje me rastin tragjik në Tetovë janë angazhuar pesë prokurorë. Nga Prokuroria thonë se për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë”.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.

“Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Alsat-mk

Më Shumë

Bastiset shtëpia e kryeshefit “Ekoregjioni” në Prizren, Burim Shala

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike...

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e spitalit, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë Komunale...

Lajmet e Fundit