12.9 C
Prizren
E enjte, 20 Nëntor, 2025

Shkrimtarët Rifat Kukaj dhe Ymer Elshani kujtohen përmes pullave postare

 

Rifat Kukaj u lind më 25 tetor 1938 në Tërstenik të Drenasit. Arsimin fillor e të mesëm i kreu në Drenicë dhe studimet e larta në Prishtinë. Punoi si mësues e drejtor në vendlindje, ndërsa nga viti 1963 u vendos në Prishtinë, ku punoi në Radio dhe në “Rilindja”. Ai ishte ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë për fëmijë, por edhe poet, skenarist, dramaturg e përkthyes.

Përmes vargjeve të poezive të tij, të mbushura me ndjenja të thella, pasqyruese të realiteteve dhe sfidave të jetës, ai ka arritur të shprehë jo vetëm dhimbjen e individit, por edhe dashurinë për atdheun dhe për jetën.

Ymer Elshani u lind më 14 qershor 1948 në Korroticë të Ulët të Drenasit. Pasi mbaroi shkollimin fillor në vendlindje dhe në Komoran, kreu Shkollën Normale, Fakultetin Filozofik dhe Magjistraturën në Prishtinë. Punoi një kohë si arsimtar i gjuhës shqipe në Komoran, më pas profesor e më tej drejtor në Gjimnazin “Skënderbeu” në Drenas. Krahas punës zhvilloi krijimtarinë si poet, prozator dhe kritik letrar.

Është autor i dhjetëra librave me poezi, tregime dhe romane, ndër të cilat një pjesë e konsiderueshme i kushtohet fëmijëve.

Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, Ymer Elshani së bashku me familje bie martir. Ndërkaq pas luftës, 11 vëllime të mbetura në dorëshkrim, i botoi e bija e vetme e mbijetuar nga familja, Teuta Elshani./

Më Shumë

Ish-deputeti Nezir Çoçaj është jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tragjik ku humbi jetën Lumni Lushaj

Gjendja shëndetësore e ish-deputetit Nezir Çoçaj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, pas aksidentit tra;gjik në të cilin humbi jetën Lumni Lushaj. Sipas burimeve...

Aktakuzë ndaj 7 personave për urën metalike në Ngucat që s’u ndërtua fare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për shkak të dyshimit për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe ndaj një...

Lajmet e Fundit