Në Prizren, shoqata “Esnaf” ka nisur edhe këtë vit organizimin tradicional të iftareve për familjet në nevojë gjatë muajit të Ramazanit.
Kryetari i shoqatës, Varis Xhejlani, tha se nisma për organizimin e iftareve ka filluar në jubileun e 30-vjetorit të shoqatës dhe tashmë është shndërruar në traditë.
Sipas tij, aktiviteti po realizohet në bashkëpunim me Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit. Çdo mbrëmje, në tendën e vendosur për këtë qëllim, iftarin e hapin nga 120 deri në 150 persona.
Xhejlani tha se interesimi i qytetarëve është i madh, çka, sipas tij, i motivon organizatorët për ta vazhduar këtë aktivitet edhe në vitet e ardhshme.
Edhe kryeimami Orhan Bislimaj vlerësoi bashkëpunimin me shoqatën “Esnaf” dhe falënderoi donatorët për mbështetjen ndaj familjeve në nevojë gjatë muajit të agjërimit.
Organizimi i iftareve në Prizren konsiderohet si një prej aktiviteteve që reflekton solidaritetin dhe angazhimin humanitar në komunitet./TV Prizreni
Marketing
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren