8.2 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Shpërthen Akademia suedeze: Dylan i paedukatë dhe arrogant

“Bob Dylan është i paedukatë dhe arrogant” është reagimi që ka bërë Akademia e Shkencave në Suedi, pas heshtjes së kantautorit i cili nuk ka reaguar për marrjen e çmimit Nobel në Letërsi. Ky reagim vjen pas pritjes së gjatë të Akademisë, e cila prej ditësh është përpjekur që të kontaktojë me Bob Dylan, por duket se ai po kënaqet nga kjo lojë.

Shkrimtari Watsberg anëtar i akademisë, e cilësoi arrogante sjelljen e kantautorit amerikan i cili ende nuk ka falënderuar për këtë çmim. Që nga dita kur u bë publik lajmi ai nuk ka shfaqur asnjë lloj interesi duke ngritur shumë pikëpyetje.

“Mendoj se është shumë e drejtë të them që reagimi i tij është arrogant e i paedukatë” shprehet Watsberg për televizionin suedez. Në lidhje me çmimin Nobel ka pasur edhe shumë zëra kritikë, duke menduar se Dylan nuk e meritonte një vlerësim të tillë.

Më Shumë

Abdixhiku në Prizren, kritikon VV’në: 6 vite dështime dhe patriotizëm fals, Serbinë e përmendin për propagandë

LDK-ja ka publikuar një video ku kritikohet qeverisja e fundit, duke e cilësuar si “6 vite dështimesh me fatura më të shtrenjta”, raporton GazetaBlic. Sipas...

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Lajmet e Fundit