13 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

I shpëtuan përndjekjes, gjetën strehë në Prizren

Prizreni është njëri nga qytetet që ka një traditë të lashtë të zejeve të ndryshme.

Votim Demiri është një nga ata që merret me zeje dhe i takon familjes hebraike. Ai tregon për gazetën fillimisht gjenezën e nënës së tij, që është hebreje, kurse babanë e ka shqiptar. Tregon se nëna e tij Rutka në kohën e saj kishte mësuar gjashtë gjuhë të huaja, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ai shprehet se ëma kishte prejardhje nga Toredes i Spanjës, pastaj ishe vendosur së pari në Shqipëri dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte maturante në gjimnaz dhe me kënaqësi kishte marrë pjesë në Luftën e Nacionalçlirimtare në Berat. Ajo kishte lindur Prishtinë. Edhe babai i tij, Gani Demri, ishte partizan.

“Pas njohjes ata kishin vendosur të martoheshin dhe nga martesa kanë pasur Votimin tani 71-vjeçar, një personalitet i shkolluar në fushën e ekonomisë, Bujarin, mjek i njohur në Prizren dhe motra e tyre Zina. Familja e nënës sime ishte hebreje e familjes së njohur Bahar”, është shprehur ai.

Gjyshin dhe dajën e madh ia vranë nazistët

Deri në vitin 1943 kjo familje hebreje nuk kishte përjetuar ndonjë tragjedi. Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike në Kosovë, thotë se prania e hebrenjve në këto hapësira daton që nga shekulli XV.

“Gjatë viteve ata ndërtuan një jetë të organizuar me shkollë për fëmijë dhe sinagoga. Por, aktualisht në Kosovë jetojnë hebrenj, kryesisht në Prizren edhe në pjesën mes Gjakovës dhe Pejës. Hebraizmi është radhitur ndër besimet tradicionale në Kosovë, por tek hebrenjtë e Kosovës nuk ka asnjë trashëgimi të prekshme përveç asaj shpirtërore, sepse hebrenjtë nuk patën mundësi të shpëtojnë tjetër veç jetës së tyre”, tregon ai.

Ai tregon se si gjyshi i tij, daja i madh dhe dy tezet e tij ishin deportuar në Gjermani nga nazistët. Atje nazistët i kishin vrarë gjyshin dhe dajën e madh, por dy tezet e tij ishin kthyer përsëri në Prizren. Votimi shprehet se nga Prishtina ishin dëbuar 258 hebrenj. Ai shton se pas kapitullimit ishin kthyer dy tezet e tija Jafa dhe Rafaela.

“Unë isha vetëm 3-vjeçar. Mbaj mend kur ato filluan të qanin, sepse edhe nëna ime s’donte të shkonte në Izrael sepse kishte bërë familje këtu”, shprehet ai.

“Pas vitit 1948 u bë shteti i Izraelit dhe më pas tezet e mia Jafa dhe Rafaella përmes anijes shkuan në Izrael”, tregon ai. Shton se e ëma e tij ia ka parë ato tek më 1959.

Civilizimi ka filluar pranë brigjeve të lumenjve

Votim Demiri mendon se memoriali kushtuar viktimave hebraike të Holokaustit forcon lidhjet mes popullit të Kosovës dhe të komunitetit hebraik.

“Kosova është një shtet laik, ne konsiderojmë të rëndësishme që dy festat hebraike, Yum Kippur (Dita e Shlyerjes) dhe Pashkët hebraike të përfshihen në kalendarin e festave zyrtare”.

Ai kujton që festave të “Pesak”-ut, gjithmonë e ëma e tij Rutka i jepte të hante krahë pule, që sipas mitologjisë hebraike ne duhet të fluturojmë e asesi nuk u jepte këmbë pule. Votimi është simpatizant që këtu në Prizren të hapet një qendër kulturore hebraike për të qenë bërthamë për të gjitha trojet shqiptare si qendër kulturore hebraike.

“Më duhet të them se hebrenjtë sollën shumë zeje në këtë qytet. Sa për ilustrim ju kujtoj se këtu për herë të parë e kanë sjellë makinën e shkrimit. Mund të them se në Prizren ka pasur një dashamirësi të madhe dhe njerëzit na kanë nderuar. Jemi rast i rrallë në Prizren. Dua të them se hiç Kosovën dhe Shqipërinë, antisemitizëm nuk ka vetëm në hënë”, pohon ai për “Kosova Sot”.

Ai përkujton një thënie të vjetër hebraike si “Qyteti që nuk ka lumë nuk duhet të ketë as gjykatë”. Shton se lumi është vetë njerëzimi.

“Civilizimi ka filluar pranë brigjeve të lumenjve”, shprehet Votim Demiri.

Thotë se publicistika shqiptare nuk ka ditur ta shfrytëzojë këtë realitet.

“Kur në gjithë botën hebrenjtë janë pakësuar në trojet shqiptare ata janë shtuar. Por, për fat të keq publicistika e ka reduktuar këtë mirësi dhe këtë margaritar në besë që ka shqiptari. Kemi thënien e njohur ‘shpija e shqiptarit është shpija e Zotit’, shprehet ai.

“Unë kam një brengë të vetme sepse kur s’kam pasur gjuhën amtare. Pra gjuha ime amtare duhet të ishte Ladini, që është gjuha hebraishte dhe spanjishtja”, shprehet ai. /Kosova Sot

Votim Demiri

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Kryeministri në...

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të...

Lajmet e Fundit