Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar rreth 2 mijë e 412 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 52 aksidente, prej të cilave 19 me të lënduar e 32 me dëme materiale, kurse një me fatalitet.

Policia njoftoi se janë arrestuar po ashtu 13 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, dhe 2 në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit