25.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Shqipëria voton sot

3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës do t’u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiake për katër vitet e ardhshme.

Këto janë të parat zgjedhje pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore.

Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Tirana si bashkia me numrin më të madh të zgjedhësve ka 864 qendra votimi, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Bashkia e Poliçanit, me 26 të tilla. Në 61 bashkitë e reja garojnë 158 kandidatë, prej të cilëve 36 janë të pavarur.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Në këto zgjedhje shqiptarët do të kenë dy fletë votimi, ku në njërën votohet për kryetar Bashkie dhe në tjetrën për këshillin e bashkisë. Numri i komisonerëve që do të mbikëqyrin zgjedhjet e së dielës është rreth 41 mijë.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga rreth 3 mijë vëzhgues, ku numrin më të lartë e ka ODIHR – i me 274 vëzhgues.

Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kryesuar nga Partia Socialiste, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga Partia Demokratike, me 15 subjekte zgjedhore.

Më Shumë

Shaqir Totaj zyrtarizon sot kandidaturën për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të zyrtarizojë sot  kandidaturën e tij për një mandat të dytë në krye të komunës,...

Kurti në fshatin Sopijë të Therandës: Sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar

Kosova sivjet ka mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar. Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes...

Lajmet e Fundit