Shtatë trafikantë në pranga

Shtatë persona janë vënë në pranga, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike drejt Greqisë.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, në sajë të operacionit të koduar “Udhëtimi”, janë sekuestuar 23.4 kg kanabis sativa. Operacioni është shtrirë në qytetet e Korçës dhe të Tiranës.

Të arrestuar në Korçë janë Adrian Lile, nga Tirana, Enver Lika nga Laçi, Altin Kodra, nga Lushnja, Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka nga Tirana. Ndërsa në Tiranë janë vënë në pranga Gjergjo Gjoka, nga Lezha dhe Platin Bodi nga Durrësi, raporton top-channel.

Nga hetimet e policisë rezulton se këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Greqisë. Krahas drogës, policia ka sekuestruar 6 aparate telefonike celularë, 90 euro, 100 mijë lekë të vjetra dhe dy automjete.

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit