18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

S’ka mundësi të manipulohet testi i maturës

NehatMustafa-ZevendesministerTë shtunën mbi 46 mijë maturantë të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore.

Në këtë numër përfshihen dy gjenerata të maturantëve, pasi këtë vit është hequr klasa e 13 dhe maturantët që nuk kanë pasur sukses në vitet e kaluara dhe ata me arsim të përshpejtuar.

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) është gati për mbajtjen e këtij provimi. “Kemi qenë të përgatitur për mbajtjen e provimit më 7 qershor, por për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit janë shtyrë të gjitha afatet për një javë. Kjo na ka ndihmuar neve që edhe nëse kemi pasur ndonjë lëshim eventuale teknik ta përmirësojmë. Mund t’ju them se jemi të përgatitur maksimalisht. Dita e parë e provimit është më 14 qershor, dita e dytë më 28 qershor, pastaj publikimi i rezultateve më 7 korrik”, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re”, kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës

Mustafa, i cili njëherësh është edhe zëvendësministër në detyrë i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka thënë se MASHT-i, gjegjësisht KQSHM-ja, është përgatitur maksimalisht për Provimin e Maturës Shtetërore. Ai ka treguar se këtë vit 400 qendrat e testimit do të administrohen nga profesorë të universiteteve publike. Mustafa ka thënë se prej vitit 2008, kur është miratuar Ligji për Maturën dhe ai është kryetar i KQSHM-së, matura është avancuar në shkallën më të lartë dhe është shndërruar në një instrument tepër të rëndësishëm të matjes së dijes.

Mustafa ka kërkuar nga politika të rrijë larg Provimit të Maturës dhe mos t’i terrorizojë maturantët. “Ndihmë është që me deklaratat e tyre t’i motivojnë të rinjtë, e jo me deklarata të pavërteta t’i traumatizojnë maturantët. Por, nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, të paktën le të qëndrojnë larg testit të maturës, sepse kështu i ndihmojnë maturantët”, ka thënë Mustafa. Në këtë intervistë ai ka sqaruar tërë procesin prej ndërtimit të pyetjeve, organizimit, printimit, administrimit të testit dhe deri te shpallja e rezultateve.

Ai ka thënë se testin final e sheh vetëm një njeri. Madje as ai vetë si kryetar i KQSHM-së nuk e sheh testin sepse në këtë mënyrë, sipas Mustafës, parandalohet dalja e testit jashtë para mbajtjes së tij. Testi i Maturës i mat katër nivele të dijes: njohjen, të kuptuarit, zbatimin dhe mendimin kritik.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit shpreh pakënaqësitë për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Komuna e Prizrenit ka shprehur pakënaqësitë e saj për mënyrën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, teksa i gjithë procesi ka përfunduar për...

Merret vendimi: BE ua heq vizat serbëve të Kosovës me pasaportë të Serbisë

Këshilli Evropian ka vendosur që t’ua liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që mbajnë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga Drejtoria Koordinuese e shtetit serb. “Këshilli...

Lajmet e Fundit