4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

S’ka zgjidhje për tensionet në Kuvend

KuvendiKosoves5-27Deputetë të LDK-AAK e Nismas në njërën dhe PDK-së në anën tjetër nuk kanë vendosur kurrfarë dialogu pas mbledhjes së kryesisë në shkuarje të Kuvendit. Ngjashëm kanë vepruar edhe liderët e të dyja blloqeve, duke e lënë të hapur mundësinë që të enjten, deputetë të të dyja palëve të konfrontohen fizikisht me qëllim që t`i zënë ulëset që janë në mes të Kuvendit të Kosovës.

Të dyja blloqet pretendojnë se u takon pjesa qendrore e ulëseve në Kuvend, e rezervuar për grupin më të madh parlamentar. Caktimi i ulëseve e ka edhe domethënien e vet. Me të fituar vendin si grupi më i madh, fiton edhe të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit. Kështu që këto paqartësi, pritet të jenë pjesë e zhvillimeve dramatike të seancës konstitutive të 17 korrikut. Pas mbledhjes së kryetarit dhe kryesisë së kaluar të Kuvendit me liderët e partive parlamentare për propozimin e rendit të ditës së seancës konstitutive, kishin dalë sheshazi këto mospajtime../tribuna/

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit