“S’kemi shkuar mirë”, 28-vjeçari shqiptar dyshohet se u vra nga babai i gruas në Belgjikë

I dyshuari kryesor për vrasjen e një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë është vjehrri i tij.

Mediat belge shkruajnë se Stephane V., 55-vjeçar është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas vrasjes së Ilir S.

55-vjeçari mohon të ketë qëlluar mbi dhëndrin e tij.

“Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Tashmë 55-vjeçari është arrestuar dhe u dërgua para gjykatës pasditen e djeshme.

“Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë avokati i tij Bram Elyn.

Ilir S. u vra me të paktën gjashtë plumba.

Sipas medieve belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Pavarësisht se iu dha ndihma mjekësore në kohë, i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme, të cilat janë marrë për ekzaminim.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit