Sonte finalja e madhe “Eurovision 2015”

Sonte është finalja e madhe e festivalit europian të këngës, “Eurovision 2015”, ku Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer të këngëtares shkodrane Elhaida Dani, me këngën “I’m Alive”.

Elhaida Dani dhe kënga e saj “I’m Alive” do të mbajnë numrin 26 në këtë finale.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Elhaida Dani, po shihet si favorite për të fituar edicionin e këtij viti.

Kështu së paku e kanë nxjerrë disa sondazhe që po bëhen në rrjetet sociale.

Në këto sondazhe Dani me këngën “Im alive” është renditur e para.

Sondazhi i cili është nxjerrë nga Adobe Digital Index është bazuar në algoritmin e kombinuar me rrjetet sociale, shikimet në YouTube dhe ndjekësit në Twitter.

Më Shumë

Led Zeppelin 2 arrijnë në Prizren, nesër performojnë në Rock & Blues Music Festival

Grupi amerikan Led Zeppelin 2 ka arritur në Prizren, ku nesër mbrëma do të ngjitet në skenë në kuadër të Prizren Rock & Blues...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit