0.7 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Sonte nis edicioni i 22-të i DokuFest

Në Prizren do të nisë edicioni i 22-të i festivalit ndërkombëtar i filmit DokuFest.

Organizatorët janë bërë gati për të mirëpritur mysafirët nga industria e filmit dhe audiencën besnike nga të gjitha anët.

“Përgatitjet finale janë bërë në kinematë, prandaj dhe tani gjithçka është gati edhe për një udhëtim të jashtëzakonshëm kulturor, i cili do të ofrojë përvoja të reja dhe të paharrueshme për secilin”, thuhet në njoftimin e bërë në faqen e festivalit.

Marrëdhënia ndërmjet njeriut dhe Inteligjencës Artificiale do të jetë tema qendrore në këtë edicion.

Sipas Veton Nurkollarit, drejtorit artistik, festivali sjellë një tjetër program të jashtëzakonshëm të filmave që do të shqyrtojnë shumë gjëra dhe marrëdhënie, prej njerëzve te natyra dhe deri te teknologjia.

“Këtë vit do t’i kushtojmë një vëmendje të veçantë Inteligjencës Artificiale duke filluar nga tema dhe identiteti vizual, pastaj filmat dhe diskutimet, për të eksploruar se ku është shoqëria në raport me këto zhvillimet e fundit”, ka thënë ai.

Filmi ikonik “2001: A Space Odyssey” nga regjisori legjendar Stanley Kubrick do ta hapë festivalin në Lumbardhi Bahçe, menjëherë pas ceremonisë së hapjes

 

Më Shumë

Raportohet për radhë të gjata në Vërmicë, shtetasit e Shqipërisë ua mësyjnë pikave turistike të Kosovës

Një fluks i lartë mjetesh, kryesisht me targa të Shqipërisë, është regjistruar gjatë ditës së sotme në pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, në...

Pas vërshimeve në Suharekë, nis vlerësimi i dëmeve

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar për gjendjen që po mbizotëron në komunën ku ai udhëheq, pas shirave të rrëmbyeshëm. Ai thotë se për...

Lajmet e Fundit