Lorik Cana martohet me italianen, Monika

Lorik Cana-MonikaKapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka djegur shaminë e beqarit.

Në një ceremoni private por të madhe, organizuar në një prej lokaleve të Prishtinës mbrëmjen e të shtunës, 30-vjeçari nga Gjakova, është martuar me arkitekten italiane, Monika.

Dasma është bërë në hotel Emerald dhe në ceremoni kishte mbi 500 të ftuar, mes të cilëve janë edhe shumë bashklojtarë të Lorik Canës nga ekipi i Lazios.

Lorik Cana-Monika martohenKapiteni shqiptar kishte një lidhje disa vjeçare me arkitekten italiane, të cilën e ka njohur në kryeqytetin italian.

“E kam gjetur personin e duhur për t’u martuar dhe besoj se do të jetë një mbështetje e mirë për mua”, është shprehur Cana për tashmë bashkëshorten e tij, Monika.

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit