8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Spalletti: Nuk firmos për barazim ndaj Liverpoolit

Napoli do të ketë një duel spektakolar në “Maradona” kundër Bayernit në Champions League. Trajneri Spalletti ka karikuar lojtarët e tij në prag të ndeshjes, duke u shprehur se ekipi i tij do të kërkojë vetëm 3 pikët.

“Jam shumë i emocionuar që do të luajmë në Champions League, në “Luna Parkun” e lojës së futbollit. Të gjithëve i shkëlqejnë sytë, atmosfera është gjithmonë e bukur. Ky është një premio për kampionatin e madh që kemi bërë vitin e kaluar.

Ky është një kompeticion që të gjithë e aspirojnë. Është një kompeticion që një “top i vdekur” mund të marrë jetë dhe të vendosë një ndeshje. Kjo është diferenca midis asaj që ndodh në kampionat dhe asaj çfarë dinë të bëjnë lojtarën e Championsit.

Është e vërtetë që ne rikthemi në Champions pas disa kohësh dhe që kemi përballë një nga skuadrat më të forta, por do të japim maksimumin për të bërë një paraqitje të një niveli të lartë. Nuk do të shkojmë në fushë për të marrë komplimenta, por për të fituar sfidën. Nëse do të firmosja për një barazim, një sjellje e tillë do të ishte limituese për rritjen e lojtarëve që nuk kanë këtë qasje”, deklaroi Spalletti.

Më Shumë

“Është dhimbje e pashërueshme”/ Rrëfimi në lot i Redon Makashit për humbjen e të atit: Kishte shumë pengje

Familjarë, të afërm, kolegë dhe artdashës i dhanë lamtumirën e fundit sot aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. I...

Raporti i Policisë – 2148 gjoba të shqiptuar, mbi 80 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku. Në raport...

Lajmet e Fundit