23.9 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Studentët e Prizrenit në Protestë

Studentët e Universitetit të Prizrenit kanë dalë në protestë sot me disa kërkesa që përfshijnë shkarkimin e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Këta studentë për javë me radhë kanë paraqitur ankesa për mbetjen pezull të pozitës së rektorit në këtë universitet  dhe akuzat për ndikime politike.
Po ashtu ata kanë ankesa lidhur me mos shpërndarjen  e bursave për studentë.

Ditë më parë, Gjykata Themelore e Prizrenit mori vendim që të ndalë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ për zgjedhjen e Ismet Temajt në postin e rektorit.

Ramë Vataj, rektori të cilit mandati i të cilit përfundoi më 27 tetor, paditi Universitetin e Prizrenit, përkatësisht Këshillin Drejtues, lidhur me zgjedhjet për rektor që u mbajtën në maj të këtij viti.

Që nga ajo kohë, Këshilli Drejtues nuk ka mundur të mbajë mbledhje për ta caktuar ushtruesin e detyrës së rektorit në këtë universitet.

Sot, ky këshill drejtues pritet që në orën 15 të mbajë mbledhje në objektin e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë, përfaqësuesi i studentëve protestues, Arianit Berisha tha se do të vazhdojnë me protesta në Prizren dhe te objekti i MAShT, nëse është e nevojshme./kallxo.com

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/studentet-e-prizrenit-ne-proteste-607877/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Sulmuesi shqiptar Angjelo Radovani zyrtarisht pjesë e Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv për sezonin 2025/26, duke prezantuar sulmuesin shqiptar Angjelo Radovani. Radovani vjen nga akademia e...

Malisheva pret Vikingur Reykjavikin në Fadil Vokrri, synohet fitorja në ndeshjen e parë

Malisheva e nis për herë të dytë në histori rrugëtimin evropian, duke marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Skuadra e drejtuar nga trajneri...

Lajmet e Fundit