Studentët sot sërish në protestë

Rektorati-studentet protestojneEdhe sot do të ketë protesta të studentëve të UP-së. Të udhëhequr nga Grupi i Pavarur i Studentëve, disa studentë që nga e marta janë duke bojkotuar mësimin në disa fakultete si në atë Juridik, Ekonomik, Teknik dhe të Mjekësisë, shkruan Telegrafi.

Disa prej tyre madje marshuan të martën prej qendrës së studentëve për t’u vendosur para objektit të rektoratit.

Gjatë kohës sa zgjati protesta, studentët kërkonin takim me rektorin Ramadan Zejnullahu, por një gjë e tillë nuk u arrit as pas një ore qëndrimi para rektoratit.

Bllokimi i fakulteteve vazhdoi edhe të mërkurën. Studentët po vazhdojnë të kërkojnë shfuqizimin e disa vendimeve të marra nga rektori Ramadan Zejnullahu si: lejimin e 2 provimeve në afatin e prillit dhe të tetorit, zbritjen e numrit të provimeve për ta fituar kushtin, lejimin e bursave për nivelin Master etj.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit