Studentja e Kosovës, fotografia që përshkoi botën

Studentja-fotografia ditesProtesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës, për largimin e rektorit Ibrahim Gashi, ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.

Versioni online i gazetës El Pais në Spanjë, ka pasqyruar protestën, në fotografitë e ditës ku shfaqen ngjarje të ndryshme në mbarë botën.

“Disa studentë hedhin qumësht në sytë e një mikeje të tyre, pas përleshjeve me policinë e cila hodhi gaz lotsjellës gjatë një demonstrate në Prishtinë, Kosovë”, thuhet poshtë fotografisë së Visar Kryeziut të AP.

Kjo foto është publikuar po ashtu edhe në versionet tjera online të mediave kryesore të botës, si New York Times.

Studentë të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të përkrahur edhe nga shoqëria civile, prej një jave po vazhdojnë protestat, pas dyshimeve për publikime shkencore të stafit akademik të UP-së në revista të rreme shkencore.

Në mesin e tyre është edhe rektori Ibrahim Gashi, i cili dyshohet se ka publikuar tri punime në revista fiktive në Indi.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit