5 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Stuhia e madhe e borës në ShBA shtyn për një javë vaksinimi anti-Covid

Një stuhi e madhe dëbore ka pushtuar bregdetin lindor të SHBA. Rreth ¾ e fluturimeve janë anuluar dhe të gjitha llojet e transportit janë pezulluar. Aeroporti Ndërkombëtar i Newark, Aeroportin John F Kennedy dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias janë mbyllur përkohësisht deri në përmirësimin e situatës.

Ndërkaq vaksinimi në New York dhe New Yersey është anuluar për të paktën 1 javë. Stuhia gjithashtu ka ndaluar shpërndarjen e vaksinave në Connecticut, Rhode Island, Filadelfia, pjesë të Uashingtonit, DC.

New York City dhe New Jersey si dhe 40 qarqe të tjera kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA ka bërë të ditur se stuhia do të kalojë edhe në New England gjatë kësaj jave. Stuhia e dëborës është shoqëruar edhe me erëra të fuqishme deri në 80 km/orë. Kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio ka lëshuar ? urdhrin që kufizonte udhëtimet jothelbësore nga 06:00 të mëngjesit, si dhe mbylljen e shkollave publike.

Në Uashington DC, shumë njerëz kanë shijuar borën përpara monumenteve ikonike të kryeqytetit me gjithë thirrjet e autoriteteve për të mos dalë nga shtëpia për shkak të temperaturave të ulëta./tvklan.al/

Më Shumë

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.79%, apo...

Dy të arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Prizren, konfiskohen dy pistoleta e mbi 200 fishekë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja. Sipas...

Lajmet e Fundit